
Banesa e një 70-vjeçari është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet H. M., ku si pasojë është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.



