
Policia e Fierit ka vënë në pranga një person, i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Beni Mishtaku, pasi akuzohet se në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, ku më pas zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se Bani Mishtaku, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati”, njoftoi policia.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Bani Mishtaku, banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.



