Zbulohet “shtëpia e barit” në Ndroq, sekuestrohen bimët e kultivuara

Zbulohet “shtëpia e barit” në Ndroq, sekuestrohen bimët e kultivuara

Policia e Tiranës ka zbuluar një shtëpi në Ndroq që përdorej si bazë për prodhimin dhe magazinimin e lëndëve narkotike. Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit është sekuestruar një sasi me kanabis, ndërsa policia vijon të kryejë verifikimet në vendin e ngjarjes.

Burimet nga policia bëjnë të ditur se në brendësi të banesës janë gjetur të kultivuara bimë narkotike, ndërsa ambienti i brendshëm ishte pajisur me të gjitha aparaturat e tjera të përshtatshme për kultivimin e kanabisit.

Policia nuk ka gjetur askënd në shtëpi, ndërsa janë shoqëruar dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre pasi nuk kanë njoftuar për sasinë e madhe të energjisë që konsumohej për shkak të llampave të fuqishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy