Fshehu 250 mijë euro në serbatorin e makinës, kapet shoferi që udhëtonte për në Shqipëri

Fshehu 250 mijë euro në serbatorin e makinës, kapet shoferi që udhëtonte për në Shqipëri

Një shofer furgoni është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi në makinën që ai drejtonte janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash të padeklaruara-. Sipas mediave italiane, shoferi me furgonin e tij ishte nisur nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, ndërsa paratë i kishte fshehur në bordin e makinës. Ai është ndaluar për kontroll në portin e Barit, ndërsa pasi iu gjet sasia e konsiderueshme e parave prej 250 mijë eurosh (225 mijë paund). Pas këtij kontrolli, shoferi u shoqërua nga policia.

Paratë e sekuestruara nga Guardia di Finanza të Grupit II të Barit, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM), bënë të ditur se paratë ishin ndarë në disa tufa dhe mbështjellë me mbrojtje plastike në rezervuarin e karburantit të makinës. U desh ndërhyrja e një mekaniku për t’i nxjerrë nga serbatori paratë.

Drejtuesi i automjetit, fajtor për shmangien e detyrimit të deklaratës së monedhës në kufi, u sanksionua me sekuestrimin e 50% të parave për një total prej rreth 120 mijë eurosh, siç kërkohet nga legjislacioni aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy