Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy finlandezë në Shëngjin

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy finlandezë në Shëngjin

Dy shtetas finlandezë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike" janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.

Njoftimi i policisë: FAST Albania

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar "Manhunt".

Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike".

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar "Manhunt".

Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve:

- K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.

Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore FAST Albania, si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për të vepruar si të barabartë me homologët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy