
Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e ndodhur në Rrëshen, ku pas një konflikti u qëllua me armë automjeti me të cilin lëvizte Saimir Reçi, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjen.
Në pranga është vënë Martin Bardhi, ndërsa në kërkim vijon të jetë djali i tij Enkrik Bardhi.
Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias Martin Bardhi) 59 vjeç dhe shtetasit Enrik V. (alias Enrik Bardhi alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçi, 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar M. M. (alias Martin Bardhi), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale "Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



