Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur ne rrethin e Bradasheshit, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i “Audit”.
Menjëherë pas përplasjes i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjende të rëndë.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti.



