Celibashi: 79 KZAZ kanë dorëzuar materialet zgjedhore

Celibashi: 79 KZAZ kanë dorëzuar materialet zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se 79 KZAZ i kanë dorëzuar materialet zgjedhore dhe tabelat e rezultateve në KQZ.

Sipas tij, kjo i ka hapur rrugën verifikimit të tabelave dhe certifikimit të rezultatit për zonat zgjedhore.

Po këtë të shtunë KQZ vendosi se Artur Baku i LSI, Napolon Lasku nga “Thurja” dhe Adrian Gjoka nga “Lëvizja për Ndryshim” kandidatët për deputetë, që ishin çuar për verifikim të mëtejshëm nga Prokuroria e Përgjithshme nuk rezultuan në kushtet e ndalimit të kandidimit.

Edhe po të kishte qenë e kundërta, asnjëri prej tyre nuk rrezikonte mandatin e deputetit, pasi të tre ishin humbës të zgjedhjeve parlamentareve të 25 Prillit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy