Tritoli banesës së gjyqtarit, Basha: Për të përcjellë mesazh (VIDEO)

Tritoli banesës së gjyqtarit, Basha: Për të përcjellë mesazh (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Faik Basha, tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, e sheh të lidhur me detyrën e tij.

Nga studio e MCN Live, Basha hodhi dyshime se autori mund të jetë brenda Shkodrës për shkak se ka vepruar shumë i qetë.

Qeni në banesën aty pranë nuk reagon me lehje, çka tregon se mund të ketë njohje aromash.

Do analizohen shumë detaje të vogla, të cilat do të jenë shumë vendimtare për zbardhjen e ngjarjes.

Po të jetë jashtë zone, ai person do kishte shumë vështirësi, nëse e njeh mirë Shkodrën, vepron fare lirisht.

Sasia e tritolit duket që është e vogël, është më tepër për të përcjellë mesazh.

Personi që është bërë pjesë e këtij sulmi, duhet të ketë informacione më shumë.

Kur ngjarja ndodh me tritol ka vështirësi shumë të mëdha për të gjetur prova.

Duhet dhënie e një mesazhi shumë serioz për këto raste dhe një plan masash nga institucionet e sigurisë, me qëllim që shteti të jetë i fortë para krimit dhe që kriminelët apo grupe të strukturuara të mos i hedhin sytë nga institucionet.

Reagimi duhet të jetë i shpejtë. Në Shkodër institucionet duhet të punojnë më shumë për të mbrojtur përfaqësues të caktuar, mes tyre edhe avokatët që marrin kërcënime.

Asnjë moment struktura që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit, nuk janë të kërcënuara nga politika.

Ato kanë misionin, janë të mbrojtura nga ligji. Nuk besoj se ka pasur kërcënim për shkak të detyrës nga SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy