Shkarkimi i Prodës/ Dervishi: Protesta u gjet si shkak, është provuar lidhja e policisë me krimin (VIDEO)

Shkarkimi i Prodës/ Dervishi: Protesta u gjet si shkak, është provuar lidhja e policisë me krimin (VIDEO)

Gazetari Ferdinand Dervishi, për shkarkimin e kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe atij të Tiranës Elton Alushi, e sheh protestën si shkak për largim.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se tashmë është vërtetuar lidhja e kupolës së policisë me krimin.  

 

Sipas tij, në polici është shkatërruar puna operative, infiltrimi i policisë në grupet kriminale dhe se është shkatërruar karriera në radhët e uniformave blu.

 

Protesta ishte shkak i gjetur për ta shkarkuar. Nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me faktin që i kishte mbushur orët e punës, bashkë me drejtorin e Tiranës, nuk ishin të parapëlqyer. Shkaku u gjet me protestën që u bë para Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Kjo pasi shpesh është thënë që policia shqiptare komandohet nga krimi i organizuar. 

 

Ky problem është trashur, ka filluar të qelbet. Këtë problem po e marrin vesh të huajt, madje dhe gjermanët. Po nuk u bindën gjermanët, ne nuk futemi në Europë. Largimi vjen pasi ka plasur qelbi që vërteton lidhjen e kupolës së policisë me botën e krimit. Motivacioni ishte i rremë për shkak të situatës në vilën e Enverit. 

 

Besoj se ka dhe një fushatë tani për të zbutur pisllëkun e madh që bëri Ergys Agasi, lidhja me AKSHI-n, lidhja me nëndrejtorin e policisë së Tiranës, që akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. 

 

Policia lufton mikrokriminalitetin, po të shohësh dhe turistët e huaj që anketohen, thonë se nuk ka në Shqipëri. Këtë ka bërë policia që ne duhet të jemi mirënjohës për policinë. Ne kemi shkatërruar atë që quhet punë operative, që policia infiltrohet në grupe kriminale. Është shkatërruar dhe karriera, aktualisht një person në polici, se nga 10 persona, një mund të jetë i pastër.

 

Ky i duhuri nuk është në drejtim, se shumica e shohin policinë si një mënyrë për të mbushur xhepat. Dhe shpejtësia më e madhe për të mbushur xhepat është lidhja me krimin. Për mua gjaku i policisë shqiptare është i helmuar. Nuk shkon të bëjë karrierë njeri për ti shërbyer shtetit, por shkon për të mbushur xhepat. 

 

Sokol Bizhgës si drejtues i komanduar, duhet t’i vijë shumë turp për emërimet se ka ndikuar në marrjen e gradave të dy zotërinjve që janë shkarkuar, madje i ka vendosur të parë dhe të dytë me pikë maksimale, si kryetar komisioni. Në konkursin parakalues pikët maksimale i kishte testimi me shkrim, se testimi me shkrim është më reale, kurse testimi me gojë është tjetër gjë, si të pëlqejë dhe çfarë pyetjesh të bëjnë, se janë njerëz që duan që t’i të kalosh testet.

 

Është 60 pikë me shkrim, ata e ulën dhe e bën me 30 shkrim. Po të shohësh Prodës dhe Alushit iu janë dhënë pikët maksimale dhe atyre iu janë dhënë vend i parë dhe i dytë. Ja ku është dora e Sokol Bizhgës në këtë rast, i cili sot zëvendëson përkohësisht Ilir Prodën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy