
Zbardhet plagosja e ndodhur më 21 tetor në Sarandë, duke u vënë në pranga autori i dyshuar dhe personi që e ndihmoi për t’u fshehur.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur më datë 21 tetor, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, shtetasi Besmir Uka, 37 vjeç.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Ermir Shabanaj, 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, shtetasin Besmir Uka, 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.
Gjithashtu, nga shërbimet e policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin Ermir Shabanaj, për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.



