
Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm, në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur "Pojan", KU automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip "Nisan" me drejtues shtetasin I. T.
Për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



