Si u largua nga Shqipëria pa lënë gjurmë në TIMS ish-prokurori Adriatik Llalla

Si u largua nga Shqipëria pa lënë gjurmë në TIMS ish-prokurori Adriatik Llalla

Apeli la sot në fuqi vendimin e GJKKO ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi parashikon dy vite burg, pengesën për të kandiduar në poste publike dhe konfiskimin e pasurisë. Llalla nuk u paraqit në seancën e radhës, ku u përfaqësua nga avokati mbrojtës, Sokol Hazizaj.  Ky i fundit tha se nuk e di ku ndodhet, por di vetëm që ai po kurohet për sëmundjen nga e cila vuan.

Por si u largua ish-prokurori nga vendi pa lënë gjurmë në sistemin TIMS. Burime për MCN bënë të ditur se Llalla ndodhet në një vend të BE-së, ku është zhvendosur që pas 20 majit, kohë kur GJKKO dha vendimin ndaj tij. Ish-kryeprokurori ka shfrytëzuar nisjen e sezonit turistik, kur fluksi i lëvizjeve ishte i lartë, për t’u larguar jashtë vendit, vetëm pak kohë pasi ndaj tij u dha dënimi me dy vite burg.

Mësohet se Llalla vuan nga epilepsia, por nuk dihet nëse largimi i tij ka të bëjë vetëm me sëmundjen apo edhe me pritshmëritë nga Apeli.  

Ndërkohë, edhe familja e zotit Llalla është larguar nga vendi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy