
Shpallet në kërkim 27-vjeçarja nga Vlora, Joana Boçaj pasi mashtronte qytetarët se do i siguronte vende pune.
Ajo përfitonte shuma të konsiderueshme parash me mashtrime dhe kryente falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Ajo kishte krijuar profil si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë dhe në një video të transmetuar nga një emisioni investigativ duket se si e reja numëron 2500 euro që i kishte përfituar duke mashtruar një qytetar për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.
Përveç kësaj, kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.
Vijon puna për kapjen e saj. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.



