Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Gjykata Speciale lë në burg Arjol Halilajn

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Gjykata Speciale lë në burg Arjol Halilajn

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.

Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit e kryer në rrethana cilësisuese për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

SPAK e akuzon se ka patur rolin e largimit të autorëve të krimit nga vendi ku u braktis mjeti në Shkafanë të Durrësit.

Për këtë ngjarje është arrestuar më herët Redjan Rraja, i cili vijon të jetë nën masën “arrest me burg”

Halilaj, 29 vjeç, u arrestua dy ditë më parë nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.

Në këtë atentat u plagos prokurori Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku.

Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.

29-vjeçari me origjinë nga Skrapari është cilësuar nga policia si bashkëpunëtori kryesor i autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy