Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm në rrugën “Panorama”, ku rreth orës 10:20, pas një konflikti të çastit në banesë, shtetasi Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturie Patushi, 58 vjeçe.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje live nga vendngjarja, ka dhënë më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku raportoi se krimi i rëndë ka ndodhur në shkallën numër 4 të një kompleksi pallatesh, brenda në banesë, ndërsa autori tashmë është arrestuar.
Në momentin e konfliktit kanë qenë të pranishëm edhe dhëndri i çiftit si dhe nipërit e tyre të mitur.
Autori sapo është arrestuar. Gjithçka ka ndodhur në banesë, ku kanë qenë edhe nipërit e mitur të bashkëshortëve dhe dhëndri. Nga të dhënat paraprake, në orën 10:20, në një debat në tension e sipër ka ndodhur edhe kjo vrasje, ku Hysni Patushi ka goditur me mjet prerës bashkëshorten, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në pyetje janë marrë dhëndri i viktimës dhe autori. Pritet të merret deklarata e autorit për të ditur dhe zbuluar detaje në lidhje me këtë vrasje. Ngjarja ka ndodhur në shkallën numër 4 të këtij kompleksi pallatesh.



