Një polic përfundoi në pranga në kushtet e flagrancës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, duke tentuar të fuste drogë në burg.
Ditën e djeshme, më 19 korrik shtetasi K.M., me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion gjatë ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i një paketë me mbishkrimin “Marlboro”.
Paketa ishte e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm natriban, ku brenda saj ishin 20 doza të dyshuara lëndë narkotike marijuanë, me peshë 16.65 gramë.
Nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve u kryen veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.
Aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.



