Në kërkim për vjedhje, arrestohen dy persona në Elbasan

Në kërkim për vjedhje, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy persona të cilët vodhën një motor dhe një karrocë për fëmijë, janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Pas administrimit të dy kallëzimeve, për dy raste të vjedhjes, në lagjen “5 Maji”, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve B. K., 28 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy persona, më datë 15 tetor, në lagjen “5 Maji”, kanë vjedhur një motomjet, të cilin më pas e ka fshehur shtetasi E. S., një karrocë për fëmijë në një automjet, pasi kanë thyer xhamin e automjetit.  

Motomjeti dhe karroca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy