Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, pranga 21-vjeçarit

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, pranga 21-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin B.A., banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “ Land Rover” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy