Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran, duke rrezikuar banesat.
Sipas banorëve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi të lumit Vjosë, ndërkohë që është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë.
Sipas banorëve një zjarr i tillë nuk është parë më parë në zonë, teksa ka theksuar se janë frikësuar së tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave.
Po sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës, që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ndërkohë sipas shefit të shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, duke informuar se banesat pranë vatrës së zjarrit janë jashtë rrezikut.



