Aksidenti/ Ndërron jetë infermierja e maternitetit në Lezhë

Aksidenti/ Ndërron jetë infermierja e maternitetit në Lezhë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës një nga të aksidentuarit në superstradën Lezhë-Shkodër, aksident ky i ndodhur mesditën e sotme. Sipas burimeve, mësohet se ka ndërruar jetë shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës. Viktima nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra, ndërsa të plagosur mbetën dhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur dhe vjehrra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në superstradën Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqezimi i Kakarriqit. Në këtë aksident u përfshinë mjetet me drejtues shtetasit B. P., E. N., dhe Z. C., ku për pasojë kanë marrë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi B. P., dhe 3 pasagjerët në këtë mjet. Të plagosurit janë pjestarë të së njejtes familje dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku pak më parë humbi jetën një prej tyre. Nga ky aksident u bllokua supesrstrada për rreth 1 orë dhe policia u detyrua të devijonte qarkullimin në një rrugë dytësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy