Një aksident i rëndë me pasojë disa të plagosur ëhstë regjistruar mesidtën e kësaj të mërkure në aksin Lezhë.
Burime për MCN bëjnë me dije se një mjet tip autoambulancë ka dale nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj.
Autoambulanca po transportonte një të sëmurë nga Rrësheni në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës.
Për pasojë nga aksidenti 4 persona kanë mbetur të plagosur, e sëmura, dy shoqërueset e saj dhe një infermier.



