Kontrabandonin pjesë makinash, arrestohen tre persona në Morinë/ Pranga dhe një doganieri

Kontrabandonin pjesë makinash, arrestohen tre persona në Morinë/ Pranga dhe një doganieri

Tre persona janë kapur në flagrancë në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës, teksa transportonin me autobus, pjesë automjetesh, me vlerë rreth 8000 euro, të kontrabanduara nga Kosova.

Gjithashtu, vihen në pranga një doganier i Degës Doganore Morinë dhe në hetim 3 punonjës policie të PKK Morinë, të dyshuar të implikuar në këtë rast.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur proaktivisht, për goditjen e rasteve të transportimit të mallrave të ndryshme, nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri, u finalizua operacioni policor i koduar “Linja”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim;

Xh. Sh., 46 vjeç, me detyrë doganier në Degën Doganore Morinë, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 28 vjeç, H. K., 54 vjeç dhe B. Gj., 50 vjeç, punonjës policie, me detyrë kontrollorë në PKK Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Drupal Ad

Shtetasit Sh. H., G. B., dhe I. H., u kapën në flagrancë teksa transportonin me një autobus që e drejtonte 53-vjeçari, disqe automjetesh, me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim, nga hetimet dyshohet se shtetasi Xh. Sh., ka bashkëpunuar me 3 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe se 3 të proceduarit duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy