
Tre kandidatë për prokurorë janë skualifikuar nga gara për SPAK. Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino janë skualifikuar me motivimin se nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë, KLP ka miratuar në mënyrë unanime listën me 25 kandidatë për SPAK, të cilët plotësojnë kriteret paraprake.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, organi i ri që ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi, do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.



