Ismail Morina, i cili u arrestua ditën e finales së Conference League, është liruar sot nga burgu.
Mësohet se Gjykata e Durrësit vendosi që “Ballisti”, të kryejë 5 muaj shërbim prove.
Ndaj Ismail Morinës kishte urdhër-arrest, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.



