
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar një 59-vjeçar, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Ura e Gjoles–Fushë Krujë”, ku shtetasi me iniciale A. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen N. M., 83 vjeçe, banuese në Krujë.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



