Një person në Gramsh kapet brenda një banese duke vjedhur

Një person në Gramsh kapet brenda një banese duke vjedhur

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë, kapet në flagrancë në banesën që kishte hyrë për të vjedhur, një 19-vjeçar në Gramsh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit.  

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi E. L.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 19 vjeç, banues në fshatin Bresnik, për veprën penale “Vjedhja”.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy