Një shpërthim me lëndë plasëse në një servis makinash është shënuar në Fushë Krujë.
Ngjarja ndodhi gjatë së dielës, shtetasi A. G., banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



