Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e së enjtes në Kryeqytet, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë dëmtuar tre persona.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



