Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin në punë ku humbi jetën 28-vjeçari një ditë më parë në Shëngjinin.
Sipas burimeve për MCN mësohet se punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin dhe ai është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.
Objekti ishte në ndërtim, por sipas burimeve kati i 9 dhe i 10 po ndërtoheshin pa leje. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.
Nën hetim është dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes se Territorit në Bashkinë Lezhë dhe Policia vendore për të parë veprimet dhe mosveprimet e tyre.



