Kanosën me armë 40-vjeçarin/ Policia ndalon dy autorët dhe të kërcënuarin në Gramsh

Kanosën me armë 40-vjeçarin/ Policia ndalon dy autorët dhe të kërcënuarin në Gramsh

Policia e Gramshit ka njoftuar arrestimin e tre personave për kanosje me armë zjarri dhe deklarim të rremë.

Në pranga kanë rënë Viktor Kroj, 40 vjeç dhe Serxho Hysa, 34 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin nëaksin rrugor ‘Gramsh-Moglicë’ kanë kërcënuar me armë zjarri 40 vjeçarin, Ronaldo Shqiponjën.

40-vjeçari poashtu  është vënë në pranga pasi gjatë dëshmisë së tij në polici, ka dhënë deklaratë të rreme.

Gramsh/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçar”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.

Kanosën më armë zjarri një 40-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga edhe 40-vjeçari që u kanos, pasi dha deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bulçar, Gramsh, 2 shtetas kishin kanosur me armë zjarri, një shtetas tjetër dhe se situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminiale, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Bulçar”, për parandalimin e përshkallëzimit të situatës, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të këtij rasti.

Falë reagimit në kohë dhe koordinimit të shërbimeve të Policisë, Gramsh dhe Korçë, të përfshira në këtë operacion, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit V. K., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh dhe S. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.

Nga veprimet  e para hetimore  dyshohet se shtetasit V. K. dhe S. H., në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë, në aksin rrugor “Gramsh – Moglicë”, shtetasin R. Sh.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Bulçar”, u vu në pranga dhe shtetasi R. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë rast, ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ato të DVP Elbasan, në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy