Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi vidhte biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Mountain bike".
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Henri Prokopi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
Ai është kapur nga kamerat e sigurisë në disa pallate teksa vjedh biçikletat dhe largohet duke i pedaluar ato qetësisht.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë.



