Arrestimi i ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, për juristin Evarist Beqiri, është një tragjedi institucionale.
I ftuar në “MCN”, Beqiri tha se, sepse përpara se të hysh në këto institucione duhet që të kalosh në disa filtra të rreptë madje edhe për punonjësin më të thjeshtë, dhe jo më për një drejtues të lartë.
Ai shtoi se kjo figurë është promovuar fillimisht nga dyshja Thaçi-Haradinaj, ndërsa më pas e mori kryeministri Edi Rama dhe e katapultoi në detyrë duke shkelur meritokracinë.
Është një tragjedi institucionale, sepse para se të hysh në këto institucione duhet që të kalosh në disa filtra për punonjësin e thjeshtë dhe jo më për një drejtues. Emri i një institucioni që ishte nga ata që e kanë nderuar Shqipërinë, sot të bëhet objekt për diskutim për organizatat ndërkombëtare dhe siguria kombëtare të arrinte në këtë derexhe, kjo është një ditë e zezë. Kjo është promovuar nga dyshja Thaçi-Haradinaj, e mori ky tjetri dhe e katapultoi duke shkelur meritokracinë dhe është modeli se si nuk duhet që të funksionojë shteti.
Ai zbuloi gjithashtu, se ka qenë ndër të parët që e ka vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama për problemet që lidheshin me drejtimin e këtij institucioni.
Thoshte ky filozofi që kemi ne se ne do të ndryshojmë administratën, që punës do t'i gjejmë njeriun e duhur, si e zgjodhi atë, me çfarë kriteresh e zgjodhi. Ndër të parët që e kanë vënë në dijeni Ramën për Vlora Hysenin kam qenë unë këtu. Ne kemi pasur lidhje të ngushta me Kosovën dhe duhet që të kemi të tjera, ndërkohë ky individ u katapultua në krye të shërbimit me çfarë kriteresh. Kam vënë në dijeni Ramën për problematika që lidhen me degradimin institucional që në momentin që ajo është emëruar.



