Policia e Tiranës njofton se gjatë patrullimit në rrugën “Abdi Toptani”, në Tiranë, efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore, kanë ndaluar një shtetas i cili pas testit të alkoolit, ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në ndikimin e alkoolit.
Me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.
Policia e Tiranës gjykon se ky veprim jo vetëm që shkel ligjin por minon edhe besimin në institucionet tona.



