Kryeministri Rama u ka bërë ftesën e radhës për dialog grave të naftëtarëve të Ballshit, të cilat vijojnë grevën e urisë. Rama u kërkon atyre të lënë grevën dhe të ulen në bisedime.
“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë”, shkruan Rama.
Kryeministri u kërkon grevisteve që të mos gënjehen nga ata që ai i quan krokodila.
“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”, shkruan Rama.



