
“Blindi” u kodua një operacion i policisë së Durrësit gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të cilët lëviznin me makinë të blinduar dhe të armatosur.
Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D., dhe pasagjer shtetasin E. B.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.



