Trekëndëshi i Rotterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë viziton Shqipërinë

Trekëndëshi i Rotterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë viziton Shqipërinë

Nje delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Rotterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 2 deri më 6 nëntor 2017. Drejtori i Policisë së Rotterdamit Frank Paauw, Kryeprokurori i Rotterdamit Marc van Nimwegen, Drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig.Gen. Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni.

Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qënieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Delegacioni do të takohet me aktorë të ndryshëm qeveritarë dhe jo-qeveritarë që punojnë në fushat e mësipërme. Delegacioni do të ketë, midis të tjerash, takime me Ministrin e Brendshëm dhe Kryebashkiakun e Tiranës. Delegacioni gjithashtu do të ketë takime me homologët e vet në Shkodër dhe Durrës, si dhe do të vizitojë Portin e Durrësit.

Qëllimi i kësaj vizite është që të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Hollanda dhe Shqipëria po organizojnë një fushatë informuese në lidhje me këtë çështje. Një bashkëpunim i mëtejshëm në të gjitha nivelet midis autoriteteve hollandeze dhe atyre shqiptare në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar është një tjetër qëllim i kësaj vizite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy