
Policia ka asgjësuar 609 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës. Më parë në kuadër të operacioni “Territor i pastër”, i cili po zhvillohet me faza janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Krujë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 31-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 609 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 31-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



