I vodhi çantën turistes angleze, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

I vodhi çantën turistes angleze, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale K. M., pasi i vodhi çantën e një turisteje angleze, brenda së cilës kishte sende personale. Bëhet me dije se 28-vjeçari u kap brenda pak minutash.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet shtetasit K. M.

Njoftimi i policisë: Durrës

Vodhi çantën e një turisteje angleze, brenda së cilës kishte sende personale, vihet në pranga, brenda pak minutash, 28-vjeçari.

28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve.

Gjithashtu, ky shtetas, autor i tentativës për vjedhje nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në lagjen nr. 4, Durrës, në vitin 2018.

Sekuestrohen çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet këtij shtetasi, gjatë arrestimit.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në verandën e një lokali në bulevardin “Epidamn”, një shtetas i kishte vjedhur çantën një shtetaseje 42 vjeçe, nga Anglia, turiste në vendin tonë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë identifikuan menjëherë autorin dhe u vunë në ndjekje të tij.

Brenda pak minutash, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga, shtetasin K. M., 28 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet shtetasit K. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Gjithashtu, 42-vjeçarja nga Anglia ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për të përcjellë siguri për turistët që vizitojnë Durrësin dhe Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy