Vijon operacioni Tempulli në Elbasan, mes të arrestuarve një anëtar i Këshillit Bashkiak

Vijon operacioni Tempulli në Elbasan, mes të arrestuarve një anëtar i Këshillit Bashkiak

Shtatë grupe kriminale të shpërndarjes së drogës pranë shkollave u shkatërruan këtë të hënë. Operacioni “Tempulli”, u rikthye sërish, kësaj here në fazën e tij të dytë, duke goditur qindra shpërndarës, shitës dhe trafikantë me doza të vogla në qytetet më të mëdha në vend.

Një nga 7 grupet kriminale që u shkatërrua gjatë orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli 2” e kryente aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit.

Mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijimësi të këtij operacioni sipas burimeve për MCN rezulton të jetë edhe një anëtar i këshillit bashkiak.

Ndërsa është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi gjatë mes javës, ata do të dalin para trupit gjykues ku do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy