Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë buzë një kanali në fshatin Mes të Shkodrës.
Sipas burimeve nga policia, 47-vjeçari me iniciale M.U., është larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot rreth orës 13:00 është gjetur i pajetë në anë të një kanali.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, por dyshimt e para të polcisë lidhen me përdorimin e alooklit.
Dyshohet se 47-vjeçari ka qënë nën efektin e alkoolit, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanalin me ujë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



