
Policia bën me dije se është gjetur 32-vjeçar nga Roskoveci, i cili ishte denoncuar si i zhdukur nga nëna e tij.
I riu i cili ishte larguar nga banesa 5 ditë më parë është gjetur në lagjen "Sheqi i Madh" në gjendje të mirë shëndetësore.
Në njoftimin e “bluve” thuhet: “Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier”.
Ndërkaq, në njoftimin e mëhershëm të Policisë thuhej:
Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedural”.



