Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali me disa akuza. Sipas mediave italiane, Alvaro Teqja është vënë në pranga për shantazh, dhunim dhe kërcënim ndaj një vajze 27-vjeçare.
Teqja dhe bashkëpunëtori i tij, 20-vjeçari maroken Hicham En Naoumi, të dy banues në Padova, e kishin detyruar vajzën t’i vidhte kartën e bankomatit tezes së saj për të tërhequr rreth 2500 euro.
Ata e kërcënonin se nëse nuk e bënte, do t’i publikonin videot intime.
Kërcënimet e tyre kishin arritur kulmin kur e kanë detyruar vajzën të hyjë në një linjë chat-i me pagesë për të kryer shërbime seksuale për klientët.



