
Një adoleshent në Tiranë, ka plagosur rojën e një objekti të cilin e kishte vendosur në “shënjestër”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, 16-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.



