
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës ku një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëhedhur nga lartësia.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, ku dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, një shtetas ende i pa identifikuar, rreth 50 vjeç.
Si pasojë, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ende nuk dihet arsyeja që e ka detyruar këtë person të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijojnë punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.



