Tubimi gjatë masës për Veliaj, Hoxha: Prokurorët janë ndier të intimiduar, por jo të rrezikuar

Tubimi gjatë masës për Veliaj, Hoxha: Prokurorët janë ndier të intimiduar, por jo të rrezikuar

Gazetari Artan Hoxha për deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me rrethimin e SPAK dhe GJKKO nga mbështetësit e Erion Velia teksa jepej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, thotë se të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Berisha vazhdoi taktikën e vetë, duke kujtuar se edhe kur ishte në arrest shtëpie vazhdonte taktikën dhe kundërpërgjigjej duke sulmuar gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa avokatët e tij paraqisnin provat në media që kundërshtonin akuzat e SPAK dhe vendimet e gjykatës në gjendje të lirë.

Sipas tij, tashmë në gjendje të lirë, atë që bënin avokatët e bën vetë,  ka zgjedhur që ditën kur të paraqitet para gjykatës.

Por nga ana tjetër deklaroi se prokurorët janë ndier të cenuar, por jo të rrezikuar.

Ajo që ndodhi javën e kaluar bëri që sot ta kthente në konferencë shtypi me një numër më të vogël militantësh, për të mos bërë atë që bën mazhoranca sipas tij.

Edhe mënyra si ka folur sot, ka qenë më tepër një konferencë shtypi. Askush nuk e kishte pritur që gjatë vlerësimit të masës së sigurisë së Velaij do kishte një prezencë kaq të madhe të njerëzve rreth e rrotull.

Se ka një dallim kur Berisha paraqitet në SPAK qëndrojnë vetëm përpara. Ndërsa për Veliaj e rrethuan SPAK dhe nga hyrje dhe daljet.

Hyrja me automjet është në pjesën e përparme. Kryesisht ishin zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Nëse do të ishin militantë ti nuk i ndalon dot, as policia nuk i ndalon dot. Jashtë asaj mund të jetë kushdo.

Atë ditë ishin funksionarë, zyrtarë të bashkisë. Dhe pastaj ata sollën njerëz me impakt publik, sollën artistë, sportistë. Sollën bashkëshorten e Kadaresë.

Të gjitha këto u bënë në kontekstin për të treguar që Veliaj ka një mbështetje të madhe. Gjithë kjo situatë u bë për ti treguar dhe Veliaj që nuk je vetëm.

Nuk është se ndenjën një orë, por e mbajtën rrethuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës.

Zyrtarët e bashkisë e rrethuan gjykatën gjithë ditën. Gjykata e Posaçme bëri një reagim që më parë e çoi në media se në polici.

Është e vërtetë që atë ditë u cenua rutina e përditshme e gjykatës. Gardhi i brendshëm i sigurisë u mbyll menjëherë për të pranishmit nga jashtë.

Garda dhe Policia duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, siç bashkëpunojnë rregullisht.

Thanë se u rrezikua jeta. Por sot njerëzit më të sigurtë janë prokurorët e SPAK dhe të GJKKO, kanë eskortë dhe njësi anti eksploziv.

Sigurisht prokurorët janë ndjerë atë ditë të intimiduar, pasi iu goditeshin dhe xhamat e makinës. Por aty nuk kishte rrezik për jetën, por më tepër presion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy