Kapet në Elbasan 42-vjeçari i dënuar me burg përjetë në Greqi

Kapet në Elbasan 42-vjeçari i dënuar me burg përjetë në Greqi

Një 42-vjeçar arrestohet nga policia e Elbasanit, i dënuar me burg përjetë në Greqi për disa vepra penale. Shtetasi Sajmir Hasalla, banues në fshatin Papërr në Elbasan është konsideruar si një person i rrezikshëm në shtetin grek. 

Hasalla mësohet se është dënuar nga Gjykata e Apelit në Larisa, Greqi me “Burgim të përjetshëm”.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pas njohjes së Vendimit Penal të Gjykatës Larisa Greqi.
Gjykata e Apelit Larisa Greqi me vendim penal të formës së prerë e ka dënuar me burgim të përjetshëm dhe me masë administrative 50.000 mijë euro gjobë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kiminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy