
Policia e Shtetit po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se në pranga janë vënë 28 persona, të dyshuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Lidhur me këtë aksion, Policia ka bërë të ditur se në total janë lëshuar gjithsej 40 urdhër-arreste.
Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i 28 personave, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, për 5 është vendosur arrest shtëpie dhe 5 të tjerë vendimi për detyrim paraqitje.
Mësohet se rrjeti i trafikantëve ka qenë nën survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.
Sakaq, operacioni mësohet se ka nisur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm ku është ekzekutuar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe dy armë në banesa të ndryshme.
Ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm dhe janë prerë me urdhër të prokurorisë së Vlorës dhe kërkesë të policisë . Hetimi është kryer me metoda speciale dhe përgjime ambientale.



