Protesta kundër guroreve në Fierzë, procedohen 5 persona

Protesta kundër guroreve në Fierzë, procedohen 5 persona

Pesë persona janë vënë nën hetim nga policia e Tropojës të akuzuar për pjesëmarrje të paligjshme në protestë, pasi kërkuan ndalimin e punës në gurore, nën argumentin se po dëmtohen bjeshkët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, dhe për shtetasin A. B., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin P. Gj.

Vijojnë hetimet e thelluara në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy