Analistja Anduena Llabani duke folur në MCN Live tha se biznesmenë të rëndësishëm do paraqiten së shpejti në SPAK, ndërsa shtoi se nga përgjimet e SKY do të dalin politikanë që urdhërojnë vrasje. Llabani tha se ka një presion ndërkombëtar që të merren në përgjegjësi penale drejtues të lartë të bashkisë së Tiranës, lidhur me aferën e inceneratorëve.
Fakti që SPAK e pranon që hetimi është zgjeruar te individë të tjerë të administratës shtetërore siç është bashkia e Tiranës, tregon që hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë filluar. Tani deri ku do shkojë SPAK-u, nëse do shkojë deri te kryetari apo do të mbetet te pjesa nën kryetarit, kjo duhet parë. Shikoj që ka një presion të jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve për të marrë në përgjegjësi penale të drejtuesve të lartë të bashkisë së Tiranës. Nuk mund të mjaftohen vetëm me arrestimet e Bllakos dhe Kokës. Marrja në hetim e gjithë administratës së bashkisë në lidhje me incenerimin, apo shkuarja deri në marrjen në përgjegjësi penale të kryetarit të bashkisë, për mua do ishte e jashtëzakonshme për SPAK-un. Por a do të shkojë SPAK-u deri aty, a ka presion nga ndërkombëtarët për të mos e lënë bashkinë e Tiranës pa kryetar, a jemi përpara një fushate apo ndryshimi politik rrënjësor, për sa i përket edhe institucioneve të tjera, përfshirje të politikës në afera kriminale. Sky do bëjë të vetën. Kemi edhe politikanë që urdhërojnë vrasje, apo biznesmenë të rëndësishëm që do paraqiten në SPAK shumë shpejt”.



